Në një postim në platformën X, Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara ka reaguar ndaj komenteve të presidentit amerikan Donald Trump se Irani po kërkon negociata në Shtëpinë e Bardhë.
Në postim thuhet se: “Asnjë zyrtar iranian nuk ka kërkuar ndonjëherë të përkulet para Shtëpisë së Bardhë. E vetmja gjë më e neveritshme se gënjeshtrat e tij (Trump) është kërcënimi i tij i poshtër për të “eliminuar” Liderin Suprem të Iranit.
Irani NUK negocion nën presion, NUK pranon paqe nën presion dhe me siguri JO me një luftënxitës të dështuar që përpiqet të mbahet relevant.
Irani do t’i përgjigjet çdo kërcënimi me një kundër-kërcënim dhe çdo veprimi me masa reciproke.”
Kjo deklaratë erdhi pasi Trump tha se Irani ka kontaktuar me Shtëpinë e Bardhë dhe po kërkon negociata./express



Të tjera
Si ta dalloni se kokëdhembja është e rrezikshme
5 shenjat që tregojnë se vuani nga “depresioni dimëror”
Ura mbi lumin Ibër, lëshohet sot për qarkullim