Një sulm izraelit ndaj centralit të vetëm bërthamor operativ të Iranit në Bushehr do të shkaktonte katastrofë të shkallës së Çernobilit, paralajmëroi të enjten kreu i kompanisë shtetërore të energjisë bërthamore të Rusisë.
“Nëse kryhet sulmi… do të jetë një katastrofë e krahasueshme me Çernobilin”, tha drejtori ekzekutiv i Rosatom, Alexey Likhachev.
Bushehri ndodhet në bregdetin e Gjirit Persik dhe është i vetmi central bërthamor operativ i Iranit.
Bëhet e ditur se Rusia ndihmoi Iranin të ndërtonte centralin dhe një pjesë e stafit janë rusë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Një zëdhënës ushtarak izraelit tha se Izraeli kishte goditur centralin, por një zyrtar tha shpejt se ky ishte një “gabim” dhe se ai nuk mund të konfirmonte dhe as të mohonte se centrali i Bushehrit ishte goditur.
Shumë shtete arabe të Gjirit dhe ekspertë bërthamorë kanë qenë të shqetësuar për ndotjen mjedisore që mund të përhapet në të gjithë Gjirin Persik, nëse centrali do të ishte në shënjestër.
Scott Roecker, nënkryetar për Sigurinë e Materialeve Bërthamore në Iniciativën e Kërcënimit Bërthamor, tha se një sulm ndaj centralit të Bushehrit “do të rezultonte në shpërndarjen e një sasie të madhe rrezatimi”
Të tjera
Veturat po bëhen më të zgjuara, siguria e tyre do të arrijë në një nivel tjetër
Audi paralajmëron rikthimin e makinave sportive me “një koncept sekret” në Mynih
SUV-i elektrik më i lirë i Volkswagen vjen së shpejti