Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka kritikuar prokurorët e shtetit, duke thënë se po heton punëtorët e Telekomit që kanë ngritur zërin “kundër plaçkitjes” dhe jo ndaj “plaçkitësve” të 4.4 milionë eurove, përcjell KosovaPost.
Sipas Muratit, prokurorët nuk po i shërbejnë popullit dhe drejtësisë.
“Nga ajo që dihet deri më tani, prokuroria ka nisur hetime vetëm ndaj punëtorëve të Telekomit që kanë ngritur zërin kundër kësaj plaçkitjeje.
Ndërsa për plaçkitësit e 4.4 milionë eurove nuk ka ndonjë indikacion se ka nisë ndonjë hetim.
Kujt po i shërbejnë këta prokurorë?
Popullit e drejtësisë sigurisht që jo” shkroi Murati.



Të tjera
Kurti: Regjistrimi i fëmijëve pa dokumente fizike dhe procedura të gjata
Pse bëhemi të këqinj me të tjerët kur mund të bëhemi heronj?
Konfirmohet çarja e Abdixhikut me P. Ramën: LDK distancohet nga koalicioni i këtij të fundit me PDK-në