Prokurori Special, Ilir Morina, ka thënë që ata shumë shpejt do të vijnë me rezultatet e hetimit të dëbimit të popullsisë civile nga territori i Kosovës.
“Gjithashtu, jemi aktualisht duke punuar edhe shumë shpejt presim të përfundojë rasti i dëbimit të popullsisë civile në gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Morina në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Dhe, rezultatet e këtij hetimi do t’i shihni shumë shpejt”.
“Janë një mori masakrash të mëdha ose raste të mëdha të cilat i kemi të gjitha në punë, dhe për të gjitha punojmë vazhdimisht”.
Sipas Morinës, bashkëpunimi me qytetarët është i mirë, porse sfidë mbesin dëhsmitarët.
“Bashkëpunimi me qytetarë është i mirë, gjithmonë kur ne i ftojmë ose kur ata kanë informacion na kontaktojnë dhe kemi komunikim të mirë”.
“Por, sfida është vetëm te provat kryesore, janë dëshmitarët, dhe kjo sfidë nuk është për ne por është edhe për shtetet në regjion siç janë Serbia, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina”.
“Tani është çështje e vlerësimit se sa dëshmitarë mbajnë mend për gjithë ato ngjarje që kanë ndodhur para 25 vjetësh”.



Të tjera
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin
Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës