Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka reaguar pas sulmit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.
Guterres është shprehur i alarmuar siç ka thënë ai nga përdorimi i forcës nga SHBA-të, duke e cilësuar këtë si një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në një rajon tashmë të brishtë.
“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm në një rajon që tashmë të brishtë dhe një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ekziston një rrezik në rritje që ky konflikt të dalë shpejt jashtë kontrollit – me pasoja katastrofike për civilët, rajonin dhe botën”, shkroi Guterres.
Guterres bëri thirrje për de-eskalim të situatës dhe respektimin e obligimeve sipas Kartës së OKB-së, duke theksuar se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “rruga e vetme përpara është diplomacia”.
“Në këtë orë të rrezikshme, është jetike të shmanget një spirale kaosi. Nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja rrugë përpara është diplomacia. E vetmja shpresë është paqja”, tha Guterres.



Të tjera
Maqedonia e Veriut i fton 8 shqiptarë për ndeshjen e “play-off”-it të Botërorit
Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh
Trajtimi natyral që qetëson dhimbjet e veshit dhe përmirëson dëgjimin