Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ndaj kongresistit republikan Thomas Massie – i cili ciëlsoi sulmet amerikane ndaj Iranit si jo “kushtetuese”.
Trump, në profilin e tij në Truth Social, u shpreh se dje patën një sukses spektakolar ushtarak, duke ua marrë “bombën” nga duart iranianëve, sipas tij, ata do ta përdornin nëse do të mundnin, por Trump shtoi se për krejt këtë Massie është kundër duke e quajtur edhe kongresist të lehtë.
Trump përfundoi: “MAGA nuk ka të bëjë me politikanë dembelë, madhështorë dhe joproduktivë, një prej të cilëve është padyshim Thomas Massie. Faleminderit ushtrisë sonë të jashtëzakonshme për punën e mrekullueshme që bënë mbrëmë. Ishte vërtet speciale”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.



Të tjera
KQZ miraton kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore
Haxhiu vlerëson lart arritjet e talentëve të matematikës
Ushqimet që lehtësojnë simptomat e artritit