Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Mobilitetin në Punë.

Marrëveshja synon avancimin e bashkëpunimit në politikat e punësimit, aftësimit profesional dhe lehtësimit të mobilitetit të punëtorëve ndërmjet dy vendeve.

Ajo përfshin heqjen e barrierave administrative për:lehtësimin e qasjes së punëkërkuesve në tregun e punës ndërmjet të dyja vendeve
bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse
zhvillimin e aftësive profesionale, si dhe shkëmbimin e praktikave më të mira

Zbatimi i marrëveshjes do të realizohet nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive e Republikës së Shqipërisë.