Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa të mëtejshme” se si të pezullojë marrëveshjen e asociimit me Tel Avivin në takimin e saj të ardhshëm në korrik, u tha gazetarëve përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas pas një takimi shumë të pritur me homologët e saj të BE-së në Bruksel.
Kallas foli disa ditë pasi u paraqiti ministrave një shqyrtim tetëfaqësh të marrëveshjes së asociimit BE-Izrael të bllokut, i cili deklaroi se kishte “indikacione” se Izraeli do të shkelte detyrimet e tij për të drejtat e njeriut sipas Nenit 2 të marrëveshjes.
“Qëllimi ynë i parë është të ndryshojmë situatën në terren. Nëse situata nuk përmirësohet, atëherë mund të diskutojmë masa të mëtejshme dhe të kthehemi në korrik”, tha Kallas, transmeton Klankosova.tv
Ministrat e jashtëm të BE-së pritej të reagonin ndaj një liste shkeljesh që përfshinin bllokimin e ndihmës humanitare, sulmet ushtarake kundër spitaleve dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë palestineze.



Të tjera
Rita Ora mahnit me paraqitjen në Mykonos, kombinon bikinit me taka të larta
Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për “krime lufte”
Lotina Haziri dhe Mozzik në pritje të fëmijës së parë, çifti zbulon se do të bëhen prindër të një djali