Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i është përgjigjur një deklarate të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku i kishte thënë se ‘Krasniqi të flas për 24 deputetët e PDK-së”.
Krasniqi tha se si propozues i Qeverisë të opozitës, PDK-së si parti e dytë i takon t’i kërkojë votat e të gjithëve, përfshirë edhe ato të LDK-së.
“Unë nuk kam thënë asgjë që nuk ia kam thënë Abdixhikut vet, dhe po e përsëris unë flas për 24 deputetët e PDK-së, ama nëse mua më takon si PDK, si parti e dytë – propozimin që e kam dhënë për Qeverinë e opozitës, ku mandatar është Bedri Hamza, më kërkon me ia kërku edhe Lumir Abdixhikut 20 vota, edhe Ramush Haradinajt 5, edhe Fatmir Limajt 3”.
“Po e përsëris, unë jam i bindur që i bëjë numrat”, tha Krasniqi, duke shtuar me shumicën e deputetëve të pakicave etnike ka raporte. /Gazeta Express
Të tjera
Nis gjykimi i të dyshuarës serbe për spiunazh, Jelena Gjukanoviq
Kryediplomatja finlandeze dhe kryesuesja e OSBE-së viziton Kosovën
Ish-diplomati amerikan, James Rubin sot e vazhdon dëshminë në Speciale