Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje në TV Dukagjini, ka thënë se po të mos ishte VV-ja në qeveri, sot gjendja në veri do të ishte me Radoiçiqin dhe me barrikadat.
Ai ka akuzuar PDK-në për situatën e mëhershme në veri të Kosovës.
“Pse veriu i Kosovës ishte mbajtur nën kontroll nga strukturat paralele të Serbisë deri në vitin 2023, respektivisht 2024, kur z. Kurti i eliminoi, është pikërisht PDK”, ka thënë ai.
Ai ka pretenduar se PDK ishte në pushtet për 20 vite.
“Por edhe po të ishin edhe deri më sot në pushtet, sot do t’i kishim strukturat paralele në veri të Kosovës”, ka thënë ai.



Të tjera
Rritja e një qeni së bashku i bën çiftet më të lumtur dhe më të fortë
MPB: Ligji i ri për shtetësinë ka hyrë në fuqi
Kongresistët Self dhe Subramanyam do vizitojnë Luginën e Preshevës