Të premten në Ferizaj mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, transmeton KosovaPost.
Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet
“Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë
Gjinovci godet Bushatin për heshtjen mbi krimet serbe
I dyshuari për vrasjen në Gjakovë vetëdorëzohet në polici