Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës për takimin e thirrur me liderët e partive politike.
Para hyrjes në ndërtesë, Kurti u deklarua shkurt për media, duke lënë të kuptohet se zhvillimet e takimit do të përcaktojnë edhe qëndrimet që do të ndahen me publikun.
“Tash po shkojmë në mbledhje. Së pari ta shohim kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresojmë të kemi çfarë të themi”, u shpreh Kurti.
Pas tij, në Kuvend ka mbërritur edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili nuk dha deklaratë para gazetarëve, por tha shkurt se do të prononcohet pas takimit.
Takimi i sotëm po zhvillohet në një kontekst të rëndësishëm politik, ndërsa mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë dakordim



Të tjera
Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane
Fletët e aluminit ulin inflamacionin në nyje dhe ndihmojnë kundër lodhjes
Kemi të gjitha përgatitjet për një marrëveshje