Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të KFOR, ku KFOR 34 i udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, ia dorëzuan komandën KFOR 35 të udhëhequr nga Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball.
Përmes një postimi nga ana e FSK-së, bëhet e ditur se Jashari falënderoi komandantin në largim të Komandës Rajonale-Lindje, Helzer, për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë mandatit të tij, transmeton klankosova.tv.
Njëkohësisht, Jashari i uroi suksese Lloydit në detyrën e re si Komandant i Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit me FSK-në.



Të tjera
E qara na ndihmon që të humbim peshë
Këshilla para një provimi ose takimi pune për të shmangur gabimet e mundshme
Shafrani i Indisë lufton shumë sëmundje, ndër to dhe kancerin