Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%, transmeton KosovaPost.
MAShTI njofton se, përmes platformës e-Kosova rezultatin preliminar e kanë marrë 18.016 nxënës.
Nxënësit e pa kënaqur me rezultat mund të parashtrojnë ankesë nga data 1 deri më 3 korrik, ndërsa certifikatën mund ta shkarkojnë nga platforma eKosova nga data 3 deri më 7 korrik.
Të tjera
Jashari priti në takim Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovas
Bislimi mirëpret bursistët e `Skemës së Profesionistëve të Rinj`
“Deputetë në protestë, por jo në qëndrim”, Bytyçi befason me reagimin: Dilemat e PDK-së për pafajësinë e Thaçit