Në një punëtori modeste në qytetin e Gjilanit po zhvillohet një projekt ambicioz me potencial të jashtëzakonshëm. Një grup të rinjsh janë duke punuar në krijimin e dronëve dhe fluturakeve të prodhuara krejtësisht në Kosovë.
Qëllimi i tyre është i qartë të zhvillojnë një dron autokton të avancuar, i quajtur “Sokoli”, që do të konkurojë me modelet më të njohura ndërkombëtare – përfshirë edhe vetë Bayraktarin turk.
“Po shpenzojmë rreth 50 mijë euro në muaj, vetëm për hulumtim, zhvillim dhe testim,” – tregon Ridvan Aliu për Klan Kosova.
Deri tani janë ndërtuar disa modele funksionale, por droni përfundimtar – Sokoli – pritet të prezantohet javën që vjen, ndërsa në treg do të dalë pas 7 deri në 12 muaj. Sipas Aliut, fuqia e Sokolit pritet të tejkalojë edhe atë të Bayraktarit.
Ky është një hap i madh për inovacionin dhe teknologjinë shqiptare – një dëshmi se Kosova po ngrihet me krahët e saj!
Shikoni reportazhin këtu:
Të tjera
Kreu i Kushtetueses në Hagë me ftesë të Gjykatës Supreme të Holandës
IKSHPK apelon të mos përdoret uji i Badocit për pije
Vasfije Krasniqi-Goodman për UÇK-në: Shpëtimtarët e jetës sime