Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi të martën telefonatën e tij të parë në tre vjet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, një bisedë që Kremlini e quajti “domethënëse”.
Zyra e Macron, Pallati Elysee, tha në një deklaratë se telefonata, e para e tyre që nga shtatori 2022, zgjati dy orë dhe se Macron kishte bërë thirrje për një armëpushim në Ukrainë dhe hapjen e negociatave për t’i dhënë fund konfliktit, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Putini ia përsëriti Macronit qëndrimin e tij se lufta në Ukrainë ishte “një pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së Perëndimit”, e cila, sipas tij, kishte “injoruar interesat e sigurisë së Rusisë”.
Çdo marrëveshje paqeje midis Moskës dhe Kievit duhet të përfshijë një “karakter gjithëpërfshirës dhe afatgjatë” dhe të bazohet në “realitete të reja territoriale”, citoi Kremlini Putinin.
Të tjera
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Industria turke e mbrojtjes “po shkruan histori”
“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kër*cënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut