Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë ditë më parë, ka thënë se Sami Lushtaku ka ambicie që të qeverisë me Drenasin nga Skenderaj.
Ai ka thënë se Drenasin do ta qeverisë vetëm dikush nga Drenasi.
“Në zgjedhjet e vitit 2021 Sami Lushtaku ka qenë ndër ata që më së shumti më kanë luftu”, tha ditë më parë Lladrovci.
Këtyre deklaratave të Lladrovcit i është kundërpërgjigjur me gjuhë të ashpër Sami Lushtaku.
Ai në një prononcim për Front Online, tha se nuk merret me deklaratat e atyre që kanë probleme psikike.
Madje e këshilloi Lladrovcin të bëjë një vizitë mjekësore.
“S’merrem me njerëz që kanë probleme psikike. Më mirë është ai të shkojë të kontrollohet. Nuk merrem me të”, deklaroi ai për FrontOnline.
Të tjera
Rubio takim me Netanyahun pas sulmit izraelit në Katar
Trump: Urrejtja mes Putinit dhe Zelensky-t po zgjat luftën
ShBA, gjithmonë mike e popullit të Kosovës – do të vlerësojmë veprimet e Qeverisë në detyrë