Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Duke filluar nga dita e sotme do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës (6 maj – 17 maj 2026).

Lidhur me këtë ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu përmes një video-mesazhi u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo ka thënë se bashkatdhetarët kanë qenë zëri i Kosovës kudo në botë, duke u kërkuar që të vazhdojnë me kontributin e tyre për t’u bërë pjesë e vendimmarrjes.

“Të dashur bashkatdhetarë, sot po iu drejtohem juve që për dekada e keni mbajtur Kosovën afër, në punë, në shtëpi, në gjuhë, në kujtesë dhe në dinjitet. Afati i regjistrimit për të votuar jashtë vendit nis sot dhe vazhdon deri më 17 maj regjistrohuni për të votuar. Ju keni qenë pranë Kosovës edhe kur kufijtë, dhuna dhe largësia janë munduar t’iu mbajnë larg. Keni punuar dhe keni sakrifikuar për ta ndihmuar atdheun tonë”, thuhet në video-mesazhin e saj në Facebook. teve1.info/