Vdekja e të riut Agon Zejnullahu nga Lipjani po hetohet tashmë nga Policia dhe Prokurori i Shtetit.
27-vjeçari vdiq në orët e para të kësaj të hëne, e rrethanat janë akoma të paqarta, raporton Klankosova.tv
Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, viktima shihet disa minuta para se të vdiste, i rrethuar me policë, të cilët u vunë nën kontroll, pasi i njëjti dyshohej se ishte në gjendje të dehur dhe po sulmonte kalimtarë e automjete.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, bëri të ditur se në vendin e ngjarjes ka intervenuar më pas autoambulanca, ku edhe u konfirmua vdekja e tij.
Sipas Borovcit, viktima pak para se të humbte jetën, dyshohej se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.
“Sot, rreth orës 00:15, Policia ka pranuar informacionin se një person, që dyshohej të ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë. Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda. Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci për Klankosova.tv.



Të tjera
Bëni rrobat tuaja të duken si të reja
Emërllahu shpërtheu në lot pas largimit nga Cluji
Pesë super ushqimet që luftojnë gjurmët e moshës