Në Prekaz të Poshtëm gjenden mbetje mortore të 6 personave, dyshohet të jenë nga lufta e fundit

Në Mitrovicë gjenden eshtrat e dy personave të zhdukur gjatë lúftës

Eshtrat e së paku dy personave që besohet se u përkasin të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë janë gjetur të enjten në Mitrovicë, përcjell KosovaPost.

Policia ka njoftuar se gërmimet janë realizuar me urdhër të gjykatës, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë kësaj periudhe.

“Me urdhëresë të gjykatës është bërë gërmimi dhe janë gjetur eshtrat e së paku dy personave të zhdukur gjatë kohës së luftës së fundit për të cilët besohet se i përkasin listës kombëtare të personave të zhdukur me forcë gjatë periudhës së luftës 1998-1999”, thuhet në raportin policor.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes mbetjet e eshtrave janë sjellur në  Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor dhe konfirmim të identitetit përmes analizës së ADN-së.