Një trup njeriu dhe bagëti të djegura janë gjetur nga zjarrfikësit mbrëmë pas shuarjes së një zjarri që shpërtheu pranë urës së Lepencit në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, transmeton Anadolu.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në buletinin e ngjarjeve ditore njoftoi se dje në orën 18:00 në sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në bar të thatë pranë urës mbi lumin Lepenc, afër Stacionit Hekurudhor Gjorçe Petrov, i cili është përhapur dhe ka përfshirë një stallë ku ka pasur kafshë shtëpiake.
“Zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa në njërën nga hapësirat ndihmëse është gjetur një trup i djegur njeriu, si dhe trupa të djegur bagëtish. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim