Pas dështimit për të transferuar Nico Williams, i cili rinovoi kontratën me Athletic Bilbaon, FC Barcelona ka përcaktuar objektivin e ri kryesor për krahun e majtë të sulmit.
Sipas “Sport”, dëshira e madhe e katalanasve është ylli i Liverpool-it, Luis Diaz.
Anësori kolumbian, i vlerësuar rreth 80 milionë euro, shihet si profili ideal nga drejtori sportiv Deco dhe trajneri i ri Hansi Flick për të forcuar repartin ofensiv.
Megjithatë, negociatat me “The Reds” pritet të jenë të vështira, veçanërisht në këtë periudhë ndjeshmërie që po kalon klubi anglez pas tragjedisë së fundit që përfshiu Diogo Jotan.
Luis Diaz tashmë është shndërruar në prioritetin numër një të verës tek kampionët në fuqi të Anglisë.



Të tjera
Si e ndryshon vetmia trupin dhe mendjen tonë
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për vr@sje të rëndë në Gjakovë
Kosova vazhdon përpara drejt integrimit