Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e temperaturave të larta atmosferike, në një pjesë të sipërfaqeve tek Termocentrali “Kosova A” janë përfshirë nga zjarri disa barishta të thatë, por thonë se nuk ka vend për shqetësim, transmeton KosovaPost.
“Fenomene të tilla janë të zakonshme gjatë stinës së verës dhe ndodhin edhe në vende të tjera me kushte të ngjashme klimatike. Zjarri është duke u lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll. Ekipet profesionale të zjarrfikësve të KEK-ut ndodhen në vendngjarje dhe po veprojnë me efikasitet për të menaxhuar dhe eliminuar zjarrin”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK-u ka siguruar opinionin publik se nuk ka asnjë rrezik për objektet apo operimin e Termocentralit, dhe, sipas tyre, situata po trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë profesional.



Të tjera
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova
IPK rekomandon suspendimin e 4 policëve për cigare kontrabandë në vlerë 30 mijë euro