Ligjvënësit e Bashkimit Evropian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut evropian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.
Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Evropian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.
Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.
“Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.
Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Evropian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.



Të tjera
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra
Deco ia hap derën e largimit yllit të Barcelonës
Po kërkohet me ngulm nga Barça dhe Liverpooli, Interi ia cakton çmimin Bastonit