Një përplasje dhe shkëmbim akuzash të ashpra së fundi ka shpërthyer në mes të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku – të dy këta anëtarë të PDK-së.
Siç ka deklaruar Lladrovci, Lushtaku e ka sulmuar në mënyrë të paparë në vitin 2021 gjatë fushatës elektorale.
Sipas tij, Lushtaku ka ambicie të fshehta për të qeverisur komunën e Drenasit, edhe pse aktualisht është nënkryetar i Skenderajt.
“Dihet se Sami Lushtaku ka qenë shef i komunave në Drenicë, është mësuar me forcën e ‘gjoksit’ me ba çfarë të do. Dhe duket se tensionet mes Samiut dhe Ramizit kanë zanafillën qysh kur z. Lladrovci doli në krah të Bekim Jasharit kundër Sami Lushtakut”, shprehet Mehmeti.
“Dhe po vazhdojnë ende tani duke u kapur pas gjëra të tjera, por që burimin e kanë tek aty. Në këtë mes duket se Ramiz Lladrovci është më i sinqertë dhe më i ndershëm, derisa Samiu dihet se është mësuar të bëjë çfarë të do në Skenderaj e Drenas, duke ndërtuar ku ka dashur dhe çfarë ka dashur. Faktikisht, Samiu është e keqja e PDK-së dhe qytetarëve të Drenicës, të cilët duhet ta mbështesin z. Lladrovci në betejën mes këtyre dyve”, deklaron Mehmeti.
“Por, duke qenë se Samiu ka peshë të madhe në qendër në PDK, ka shumë mundësi që t’i bëjnë gropën Ramizit duke mos e kandiduar për kryetar të Drenasit”, përfundon analisti Faton Mehmeti
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë