Gjykata Themelore e Prishtinës ka urdhëruar një muaj paraburgim për secilin prej pesë zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në një ndërhyrje që përfundoi me vdekjen e një të riu 27-vjeçar më 7 korrik në Lipjan,
Pesë zyrtarët e dyshuar dolën para gjykatës, dega në Lipjan, të mërkurën, ku kërkesa e prokurorëve për paraburgim u kundërshtua nga mbrojtja.
Duke folur për media pas seancës dëgjimore, avokati mbrojtës i njërit nga pesë policët e dyshuar, Besnik Berisha, ka thënë se ky është një rast “që ka tronditur secilin, por një rast që unë besoj se as nuk i kanë kontribuuar e as shkaktuar këta zyrtarë policorë”.
Policia ka thënë se i ndjeri, i identifikuar si Agon Zejnullahu, dyshohet se ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
Rasti i Agon Zejnullahut ka tronditur opinionin publik, madje ka pasur të tillë që kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të punëve të brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla.
Duke komentuar rastin e Zejnullahut, opinionisti Lirim Gashi, thotë se nuk ka arsye për dorëheqje.
Sipas tij, nuk ka nevojë për dorëheqje, por për ndjeshmëri.
Sepse edhe zogjtë e qiellit, që nuk kanë lexuar kurrë ligje dhe që nuk kanë ndjekur kurrë lajme, e kuptojnë me sytë e tyre të pafajshëm se i ndjeri nuk po ikte nga policia, por nga vetvetja – nga një jetë e mbushur me plasaritje të heshtura, ose ndoshta nga një realitet i mjegulluar prej alkoolit, ku kufijtë mes jetës dhe vdekjes janë të zhbëra si pasqyrë e thyer. Nuk kemi nevojë për dorëheqje, por për ndjeshmëri. Nuk kemi nevojë për suspendime, por për përkrahje. Sepse, në këtë rast, ngushëllimi është një fjalë që nuk e mbush dot zbrazëtinë që lë një vdekje tragjike. Familja e tij nuk ka nevojë për fjalë të thata, por për një shtet që di të qëndrojë pranë edhe në momentin kur njeriu bie – jo si fajtor, por si viktimë e një rruge pa kthim”, deklaron Gashi.
Në anën tjetër, sot një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin e qytetit të Lipjanit për të nderuar kujtimin e shokut të tyre, Agon Zejnullahu.
Në shesh janë vendosur fotografi të të ndjerit me mbishkrimin “Drejtësi për Agonin”, ndërsa disa prej tyre janë lyer me bojë të kuqe, duke simbolizuar kërkesën për drejtësi dhe dhimbjen që ndjejnë të afërmit dhe miqtë.
Të rinjtë kanë theksuar se shpresojnë në një proces të drejtë gjyqësor dhe kërkojnë që gjykata të marrë vendimin e duhur ndaj pesë personave që dyshohet se janë të përfshirë në vdekjen e Agonit.
“Të gjithë ata që kërkojnë të djegin uniformat e policëve dhe t’ia mbathin me kokën e prerë të ministrit në dorë – janë qenie të ftohta, dykëmbëshe, që më shumë ngjajnë me Babadimrin prej bore sesa me njerëz. Janë të gatshëm ta ndezin një gjueti shtrigash për ta ruajtur moralin e rremë të rrjeteve sociale.
Ata nuk dinë çfarë do të thotë të jesh polic – të jesh syri i lodhur i natës, që ndjek hijet jo për t’i vrarë, por për ta parandaluar vdekjen. Ata nuk e imagjinojnë dot veten në trupin e atij polici sepse kanë humbur prej kohësh diçka që quhet ndjeshmëri njerëzore – e vetmja gjë që na dallon nga makinat dhe nga përbindëshat. Ky rast kërkon më pak britma dhe më shumë reflektim. Më pak gjyqe popullore dhe më shumë guxim për ta parë të vërtetën në sy, sepse jo çdo tragjedi ka një fajtor.
Të tjera
Çeku takon një grup profesionistësh, diskutojnë për sfidat e punës
Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson in*farkt në Voskopojë
Protesta në Hagë: Hipokrizia e deputetëve të PDK-së dhe rëndësia e Gjykatës Speciale për drejtësinë në Kosovë