Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot mirëpriti në zyrat e partisë ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ku gjatë takimit diskutuan rreth zhvillimeve aktuale në vend, me fokus të veçantë situatën e krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të fundit, transmeton KosovaPost.
Haradinaj, në një postim në Facebook, ka theksuar se në këtë takim ka rikonfirmuar përkushtimin e tij dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në gjetjen e një zgjidhjeje për tejkalimin e bllokadës politike që po zgjat disa muaj, me synim konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.
Ai ka falënderuar ambasadorin Rohde për angazhimin e vazhdueshëm dhe për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për rrugëtimin euroatlantik të vendit.



Të tjera
Hani dardha nëse doni të humbisni peshë
Të mirat shëndetësore nga udhëtimet
Shenjat që tregojnë se po plakeni shpejt