Presidenti amerikan Donald Trump bëri me dije se më 14 korrik do të dalë me një deklaratë të rëndësishme mbi Rusinë, ndërsa njoftoi dhe marrëveshjen e re për armët mes SHBA-NATO-Ukrainë.
“Jam i zhgënjyer nga Rusia, por do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë dy javëve të ardhshme. Mendoj se do të kem një deklaratë të rëndësishme për të bërë mbi Rusinë të hënën“, tha ai teksa nuk dha detaje mbi natyrën e deklaratës që do të bëjë.
Më tej, Trump sqaroi se NATO do i blej armë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe më pas do i dërgoj ato në ndihmë të Ukrainës në luftën e kësaj të fundit me Rusinë.
“Ne po i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO po paguan për këto armë, 100%. Pra, ajo që po bëjmë është se armët që po dalin jashtë po shkojnë në NATO dhe pastaj NATO do t’ia japë këto armë (Ukrainës) dhe NATO po paguan për ato armë“, tha Trump.
Presidenti u shpreh se marrëveshja për blerjen e armëve nga NATO e dërgimin e tyre në Ukrainë u finalizua gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, ku Trump sinjalizoi mbështetje për dërgimin e më shumë raketave Patriot në Ukrainë.
“Ne i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO do të rimbursojë koston e plotë të këtyre armëve“, tha Trump.
Komentet e fundit të Trump vijnë mes një sërë sinjalesh kontradiktore dhe të çrregullta nga Uashingtoni. Vetëm javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ndaloi në mënyrë të njëanshme dërgesat e ndihmës ushtarake kritike për Kievin, duke përfshirë interceptorët e raketave Patriot dhe municionet e drejtuara me precizion.
Të tjera
Duda Balje: Nuk e votota Dimal Bashën se e ka barazu Zotin me gjygym të çajit
Ardon Jashari do të qëndrojë gjatë jashtë fushe
Një 5-vjeçare sulmohet nga ujku, përfundon në QKUK