Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Bosnje dhe Hercegovinë për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, që do të mbahet sot në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçarin.
Kurti do të udhëheqë delegacionin e Republikës së Kosovës të përbërë nga zëvendëskryeministrja në detyrë dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrja e tretë në detyrë, Emilija Rexhepi, e cila vjen nga radhët e komunitetit boshnjak në Kosovë, bën të ditur Kryeministria përmes një njoftimi.
Vitin e kaluar, Qeveria e Republikës së Kosovës datën 11 korrik e ka shpallur ditë përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës.



Të tjera
Numri i vogël i prokurorëve përballë fluksit të madh të lëndëve (Video)
Kurti kujton Fehmi Aganin në përvjetorin e vrasjes së tij
Dhëmbët, ç’duhet të bëjmë për të mos humbur smaltin