Ka mbërritur në Kosovë, në vizitën e tij të parë, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, transmeton KosovaPost.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Hanrahan është pritur nga e ngarkuara me punë në këtë ambasadë, Anu Prattipati.
“Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në detyrë Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Ne presim me padurim një fundjavë produktive me takime dhe vizita për të përforcuar prioritetet e SHBA-së për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin ekonomik”, thuhet në njoftimin që e ka bërë ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Ndërkohë pritet që me zyrtarin e lartë të Shteteve të Bashkuara do të takohet edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili do të jetë në darkën e punës të organizuar nga Prattipati.
Pritet që gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Hanrahan të takohet edhe me liderë politikë, derisa ditë më parë kishte zhvilluar takim me presidenten e shtetit Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.



Të tjera
Mungesa e kujdesit prish dhëmbët tuaj, ja kur nis pastrimi i tyre
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me bazë gjinore
Zjarr në një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë