Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sapo të kthehet në Kosovë Presidentja Osmani do të mbajë konferencë për media lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Kjo konferencë lidhet me reagimin e emisarit të Shteteve të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.
Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.



Të tjera
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra
Deco ia hap derën e largimit yllit të Barcelonës
Po kërkohet me ngulm nga Barça dhe Liverpooli, Interi ia cakton çmimin Bastonit