Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me autoblinda amerikanë.
Nga informacionet brenda Ministrisë së Mbrojtjes mësohet se autoblindat amerikanë janë donacion nga ShBA-ja për ushtrinë e Kosovës.
Gjithashtu, një pjesë e tyre Tëvë1 mëson se kanë arritur në bazat e FSK-së, kurse edhe shumë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditëve në vijim.
Donacioni që ka ardhur shihet edhe përmes videove të cilat janë publikuar në rrjete sociale, ku shihet që autoblindat amerikanë barten drejt kazermës ushtarake
Tëvë1 ka dërguar pyetje në Ministrin e Mbrojtjes për të kërkuar më shumë detaje dhe është në pritje të përgjigjes.



Të tjera
Ministri Gashani dyfishon mbështetjen financiare për sportistet dhe trajneret femra
Deco ia hap derën e largimit yllit të Barcelonës
Po kërkohet me ngulm nga Barça dhe Liverpooli, Interi ia cakton çmimin Bastonit