Detajet e fundit: Konfirmohet vdekja e 25-vjeçarit që ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ në Prishtinë

Vdekja e 25 vjeçarit në Prishtinë, autoambulanca merr flakë në vendngjarje

Një 25 vjeçar ka vdekur sot në Prishtinë.

Dyshohet se ai ka rënë nga kati i 13-të i hotelit Grand.

Nuk dihet ende saktësisht se si ka ndodhur rasti, por nga informacionet jozyrtare bëhet e ditur se ai ra derisa ishte duke i pastruar xhamat.

Lidhur me rastin policia tashmë i ka nisur hetimet.

Ndërkohë, një ngjarje tjetër jo e mirë ka ndodhur në të njëjtin vend.

Njëra nga autoambulancat që kishte shkuar për të intervenuar, u përfshi nga flakët.

Largohet trupi i pajetë i 25 vjeçarit që ra nga lartësia e hotelit Grand

Një 25 vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i 13-të i hotelit Grand.

Ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur kjo ngjarje tragjike.

Sipas informacioneve jozyrtare, viktima kishte qenë duke i pastruar xhamat.

Konfirmohet vdekja e 25-vjeçarit që ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ në Prishtinë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur rreth orës 11:34 në qendër të Prishtinës, në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .

Siç raportoi Sinjali, viktima është Rien Bytyqi, 25 vjeçar.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se Policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin.