Një anë tjetër e Mirlind Dakut, gjatë shënimit të një goli – Ekonomia Online

Një anë tjetër e Mirlind Dakut, gjatë shënimit të një goli

Sulmuesi nga Kosova, që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Mirlind Daku është rikthyer në Rusi te klubi i tij, pas një pushimi disa javor.

Daku është pjesë e Rubin Kazanit dhe tashmë i është rikthyer Rubin Kazanit për ndeshjet parasezonale.

Faqja zyrtare e klubit rus ka publikuar një video të Mirlind Dakut, që tregon një anë tjetër të tij, gjatë shënimit të një goli.

Në video shihet Daku, të cilit i është vendosur një mikrofon dhe mund ta dëgjojmë se çfarë bëhet e çfarë thuhet deri në momentin e shënimit të golit.

“Shpëtoi topin, e rikuperoi dhe hapi aksionin – një leksion futbolli nga Mirlind Daku te goli”, shkruan Rubin Kazani në “Instagram”.

Mirlind Daku është pjesë e Rubin Kazanit që nga viti 2023, ku u transferua nga Osijeku për shumën e 1.2 milionë eurove.