Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i cili u prangos në këtë operacion është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb.
Pas përfundimit të këtij aksioni, pritet të jepen edhe detaje tjera./ Klankosova.tv.



Të tjera
Policia në kërkim të katër të dyshuarve për f@jde dhe privim i kundërligjshëm i lirisë
Vdes punëtorja e FC Dritës, Elife Sherifi
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, dënon su*lmet e Iranit