Nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar një operacion lidhur me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, në asistim të zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe të Inspektoratit Policor të Kosovës.
Klankosova.tv mëson nga burimet brenda policisë se eprori i cili u prangos në këtë operacion është Bojan Jevtiq, zëvendëskomandant i pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ai dyshohet për rrjedhje të informacioneve të ndjeshme te shërbimet sekrete të shtetit serb.
Pas përfundimit të këtij aksioni, pritet të jepen edhe detaje tjera./ Klankosova.tv.



Të tjera
26 vjet nga “Epopeja e Çabratit”
Komisioni Evropian prezanton strategji kundër varfërisë
6 mënyra si stresi mund të ndikojë në shëndetin tuaj