Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike lidhur me vendimin e tij për t’u divorcuar nga bashkëshortja.
Siç potencoi Meta, ekzistojnë një mori arsyesh që kanë çuar drejt krisjes së marrëdhënies së tyre dhe shkakun e ndarjes.
“Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë”.
“Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar”, potencoi mes tjerash ish-presidenti i Shqipërisë.
Të tjera
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit