Berisha: Votoj çdo kandidat për kryetar, por me votim të hapur

Votoj çdo kandidat për kryetar, por me votim të hapur

Veton Berisha, deputeti nga komuniteti egjiptian, është deklaruare pas dështimit të seancës së 50-të konstituive.

“Kam vendosur të dal dhe ta përdor këtë foltore, në të 50-ën herë së provuari së ndërtuari institucionet. Në pamundësi për të bërë më shumë, në pamundësi për të përdori institucionet kushtetuese dhe përdorur gjendjen e atij komuniteti që më ka pru këtu, unë kam vendos që sot me shfrtyëzu të drejtën time të fjalës, e cila më pamundësohet herë pas here, duke mos e dhënë mundësinë nga moskonstituimi i Kuvendit”.

“Për mua, kjo situatë është e papranueshme, jam një deputet, kam përgjegjësi publike dhe institucionale dhe jam i gatshëm të marrë përgjegjësi. Jam këtu për të ushtruar autoritetin tim, atë që e kam, dhe i qëndroj mbrapa asaj që them”, tha tutje Berisha.

Ai shton se nuk bën pjesë në mesin e atyre që lejon t’i keqpërdoret vota e dhënë me mirëbesim.

“Kërkoj në mënyrë urgjente që secili nga ne t’i thërrasim përgjegjësisë sonë institucionale e publike, që ne t’i ndërtojmë institucionet sepse dëmi i Kosovës është i madh”, u shpreh ai.

Berisha deklaroi edhe një herë se është i gatshëm të votojë secilin kandidat për kryetar të kuvendit, por sipas tij, me votim të hapur.