Mbledhje urgjente te Real Madridi pas përplasjes mes Valverde dhe Tchouameni – Ekonomia Online

Mbledhje urgjente te Real Madridi pas përplasjes mes Valverde dhe Tchouameni

Skuadra e Real Madrid ka zhvilluar një mbledhje urgjente pas tensioneve të fundit mes dy futbollistëve, Federico Valverde dhe Aurélien Tchouaméni.

Sipas raportimeve të gazetës sportive Marca, në mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë lojtarët dhe stafi teknik i klubit, pas incidentit të ndodhur gjatë stërvitjes së sotme.

Mediat raportojnë se Valverde dhe Tchouameni janë përfshirë sërish në një përplasje fizike, e cila thuhet se ka qenë më e rëndë se incidenti i një dite më parë. Raportohet se mesfushori uruguaian ka përfunduar edhe në spital pas konfliktit.

Deri më tani, klubi madrilen nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.