Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Gjatë takimit u diskutua për raportet periodike të OSBE-së për Kosovën si dhe bashkëpunimin në temat dhe projektet me interes të përbashkët.
Bashkëpunimi me Misionin e OSBE-së në Kosovë është në kuadër të forcimit të institucioneve demokratike, përmirësimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Të tjera
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord