Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve të fundit.
Presidenca e Kosovës përmes një njoftimi tha se në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përcjell Klankosova.tv.
“Në fokus të takimit ishte çështja e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, hapat e mëtejmë, ndikimi i moskonstituimit në proceset e rëndësishme për vendin, si dhe në raportet me Bashkimin Evropian”.
“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan gjithashtu për një sërë çështjesh që ndërlidhen me raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ku Presidentja ritheksoi rëndësinë e heqjes së plotë të masave të padrejta ende në fuqi, si dhe të trajtimit të aplikacionit të Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat”, thuhet tutje në njoftimin e Presidencës.
Të tjera
Lookman pranë rikthimit në ekipin e Atalantës me një kusht të fundit
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord