Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë Minca Benedejčič.
Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për punën gjatë mandatit të saj dhe për përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë.
Ajo ka thënë se marrëdhëniet me Slloveninë janë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm.
“Sot zhvillova takimin lamtumirës me Ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič. E falënderova për punën e palodhur gjatë mandatit të saj dhe për përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë. Marrëdhëniet shumë të mira me Slloveninë janë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm. Ambasadores Benedejčič, i uroj suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja”, ka shkruar Gërvalla.



Të tjera
Gratë tregojnë si i përjetuan simptomat e para të kancerit të gjirit
Enzo Maresca nuk është trajner i Chelsea
“Jemi shumë sevdali” – Si festohet Viti i Ri në familjen e presidentes, Vjosa Osmani? (VIDEO)