Përballjet finale për titullin e kampionit të Kosovës në basketboll nisin këtë fundjavë në palestrën ‘Minatori’.
Kampioni në fuqi, KB Trepça, do ta presë skuadrën prizrenase KB Bashkimi, pas një edicioni të gjatë e spektakolar, ku të dyja ekipet kanë dhuruar basketboll cilësor dhe emocione të forta për tifozët.
Këta dy emra të mëdhenj të këtij sporti në Kosovë u ballafaquan edhe në finalen e edicionit të kaluar, ku mitrovicasit triumfuan me rezultat 4:2 në seri.
Po ashtu, janë takuar edhe në dy finalet e fundit të Kupës së Kosovës, të cilat përfunduan me triumfin e “Xehetarëve”.
Ndeshja e parë zhvillohet të dielën, ndërsa kampion do të shpallet klubi që arrin katër duele të finales.




Të tjera
Rivaliteti që ndez basketbollin kosovar: Trepça kërkon ‘mbretërinë’, Bashkimi synon hakmarrjen
Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
Veset që shkaktojnë dëmtimin e veshkave