Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, është diskutuar për Planin e Rritjes.
“Në takim u bisedua mbi situatën dhe zhvillimet politike në vend, gjersa mes tjerash u diskutua dhe mbi Planin e Rritjes, në kuadër të së cilit zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se qeveria po vijon punën në avancimin e zbatimit të reformave ku ministritë e linjës mbeten të angazhuara maksimalisht”, thuhet në komunikatë.
Zëvendëskryeministri shprehi mirënjohen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.
Të tjera
Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi
Jemi gati të vazhdojmë sapo palët të jenë dakord
Koka derri para xhamive në Paris: Makinë me targa serbe dhe dyshime për shërbimin izraelito