Shkencëtari Harris Coopers, i cili ka kryer 25 vite hulumtime dhe studime mbi bërjen e detyrave të shtëpisë tek fëmijët nën moshën 10 vjeç, ka arritur në një konkluzion të padëgjuar më parë
Çfarë efekti kanë detyrat e shtëpisë te fëmijët? Sipas tij detyrat e shtëpisë ndikojnë negativisht në zhvillimin e fëmijëve të ciklit fillor. Këtë konkluzion ai e mbështet me qindra argumente në librin “Beteja mbi detyrat e shtëpisë”.
Ai ka mbrojtur fort tezën se në ciklin parashkollor dhe atë të ulët, nxënësit nuk duhen vendosur përpara përgjegjësive, ashtu siç klasifikohen edhe detyrat e shtëpisë.
Nëse në ciklin e mesëm apo të lartë detyrat, projektet dhe çdo gjë tjetër është mjaft efektive, tek fëmijët nën 10 vjeç efekti është i kundërt.
Në hulumtimin e tij shkencëtari rendit disa arsye, pse mësuesit nuk duhet të ngarkojnë me detyra shtëpie nxënësit e shkollave fillore.
Detyrat e shtëpisë padashur mund të krijojnë ndjenja negative ndaj shkollës. Kjo është gjëja e fundit që mësuesit duhet të bëjnë, të kthejnë fëmijët kundër shkollës.
Detyrat e shtëpisë japin një ndjenjë të rreme përgjegjësie.
Ata që mbështesin detyrat e shtëpisë, thonë se detyrat e shtëpisë ndihmojnë fëmijët të bëhen më të përgjegjshëm, por kjo është e vërtetë vetëm në një moshë të vonë.
Fëmijët kanë nevojë, mesatarisht për dhjetë orë gjumë në ditë. Që fëmijët të jenë 100% produktivë në shkollë në shtëpi duhet të pushojnë dhe jo të bëjnë detyra.



Të tjera
Ju “kërcasin” zorrët? 12 veprime për të parandaluar ose zbutur problemin
Ky ushqim ndihmon në rritjen e flokëve te gratë
4 gjëra që duhet ditur për vitaminën D