Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke plotësuar të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.
Kryeministri Rama, këtë e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.



Të tjera
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave
Fëmijët e vetëm më të rrezikuar nga obeziteti
Numërohen mbi 80% e votave për deputetë, renditja e top-pesësheve s’ndryshon