BE-ja duket se është në prag të nënshkrimit të një marrëveshjeje tregtare me Donald Trump, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të takohet me presidentin amerikan të dielën, gjatë udhëtimit të tij katër-ditor në Skoci.
Komisioni Evropian tha se vizita e von der Leyen ishte me ftesë të Trump. Kryeministri i Irlandës, Michael Martin, tha të premten se një marrëveshje “shpresojmë të nënshkruhet para se të mbarojë fundjava”, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv
Pasi zbriti nga Air Force One, Trump e përshkroi von der Leyen si një “grua shumë të respektuar”, tha se kishte “shanse të mira 50-50” për një marrëveshje.
Trump zbarkoi në Skoci të premten në mbrëmje përpara hapjes së fushës së tij të re të golfit në Aberdeenshire. Ai tha se po planifikonte gjithashtu të takohej me kryeministrin britanik, Keir Starmer, të shtunën
Të tjera
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton sot për krijimin e një shteti palestinez
Kosova pa dialog strategjik me ShBA-në, s’ka të ardhme
Kosova partner serioz i SHBA-së për paqe në rajon