Një person dyshohet se është mbytur pasi është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, ka theksuar Policia e Kosovës. Policia ka bënë të ditur se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji.
Shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, u ka thënë mediave se ai është hedhur për t’u larë, por nuk ka dalë më nga uji. Sipas tij, për rastin policia janë informuar rreth orës 14:30.
Raportohet se njësitë e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për gjetjen e trupit.
Të tjera
Më pak raste të prekura me sëmundje malinje dhe beninje në 2024, krahasuar me 2023
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kosovë
Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: I etur për gjak