Albulena Haxhiu, deputete dhe ministre në detyrë e drejtësisë, i është përgjigjur deputetes së PDK-së, Blerta Deliu, e cila i kujtoi sulmin seksist që ia kishte bëri bashkëshorti i saj vite më parë, përcjell KosovaPost.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Deliun do ta merrte seriozisht, vetëm nëse do të kërkonte falje sinqerisht për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale.
Postimi i saj i plotë:
Paska reaguar Blerta Deliu-Kodra. Nuk do të isha marrë fare me të, po të mos ishte deputetja më konsistente në mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve të dëmshme që janë sjellë në Kuvendin e Kosovës.
Ajo që më rëndon më së shumti dhe që nuk më hiqet nga mendja, është kundërshtimi i saj i ashpër ndaj ndryshimeve që synonin njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Vetëm pas një kërkimfaljeje të sinqertë për votimin e marrëveshjeve si ajo për Zajednicën, Gjykatën Speciale, Demarkacionin, amnistimin e kriminelëve serbë dhe refuzimin për të njohur viktimat e dhunës seksuale, mund ta marr seriozisht çdo reagim të saj.



Të tjera
Si të përgatisni një supë të shpejtë që jua lehtëson stomakun
Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit rrisin tensionet në rajon
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për festën e Bajramit