Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan shprehu shpresën se Turqia do të luajë sërish një rol qendror në ndërmjetësimin mes Rusisë dhe Ukrainës, duke lënë të kuptohet se përpjekjet për paqe do të vazhdojnë në këtë vend, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
“Ashtu siç filluan bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll, së shpejti do të shtrohet edhe një tryezë paqeje në Turqi dhe kjo luftë e përgjakshme do të marrë fund”, tha Erdoğan, duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara.
Rusia dhe Ukraina zhvilluan një raund të tretë bisedimesh për paqe në Stamboll më 23 korrik, pas raundeve të mbajtura në maj dhe qershor.
Të tjera
Juventusi “hallakatet” në merkato
Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë
“Mendoni për Enver Zymberin e Afrim Bunjakun”, Avdyli thotë se barazimi i Rashiqit me Simiqin është rrezik për sovranitetin